Vetëm 4 vjeçe, por vajza e Kylie Jenner theu rrjetin me çantën e saj të kushtueshme

Stormi Webster është një vogëlushe me stil serioz dhe fiksimi i 4-vjeçares janë çantat! E lindur në një familje ku stili i jetesës është joshës, duket mëse e pranueshme që edhe Stormi të përputhet me modën e lartë të mamasë së saj, Kylie Jenner.

Kylie ka një perandori bukurie prej miliardë paundësh dhe tashmë ka zbuluar se koleksioni i saj i çantave vlen mbi 1 milion dollarë.

Stormi kishte arsye për të buzëqeshura para kamerave, ndërsa u fotografua me Kylien në Los Anxhelos duke shkuar në eventin për lancimin e kompanisë kozmetike.

Çanta e vogël e Stormit vinte nga brandi Attico, e cila kushton rreth 1000 dollarë!

Përveç çantës, Stormi kishte veshur edhe një palë atlete të bardha, kostum ngjyrë të argjendtë dhe një palë syze.

Epo e sigurtë është që kur të rritet nuk do flitet më vetëm për tezet dhe mamanë e saj, por Stormi do zërë një pjesë të madhe të mediave rozë.

Share With:
Translate »
128 Views