Vetëm 65 vjeç dhe tashmë katragjyshe! Ja për kë bëhet fjalë
Noterja e njohur, Arjana Mallkuçi, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi historinë e saj të veçantë të jetës.
Edhe pse sot është vetëm 65 vjeç, Arjana ia ka dalë të gëzojë statusin e nënës, gjyshes e prej dy muajsh edhe atë të stërgjyshes.
Vetë u bë nënë në moshën 18 vjeçare, ndërkohë që e bija e bëri gjyshe kur Arjana ishte vetëm 42 vjeç.
Teksa fliste për këto momente të bukura të jetës, në studio iu bashkua edhe mbesa me të birin dy muajsh, që është zyrtarisht stërnipi i parë i Arjanës.
Megjithatë, akoma më interesant është fakti që ajo preferon të quhet “katragjyshe’ e jo stërgjyshe, pasi në familjen e tyre tashmë gjendjen katër breza.