Vetëm disa ditë pas martesës, Marc Anthony lajmëroi se do bëhet sërish baba
Marc Anthony dhe Nadia Ferreira do bëhen prindër. Çifti ndau lajmin e ëmbël në një postim të përbashkët në Instagram ditën e të dashuruarve, duke shkruar: “Dhurata më e mirë e Shën Valentinit ndonjëherë!!!”

Në foto duket barku i Ferreira-s me dorën Anthony-t vendosur mbi të.
Çifti u martua në Janar të këtij viti. Marc Anthony ka edhe dy fëmijë, binjakët Emme dhe Max nga martesa me Jennifer Lopez.