“Vetëm lopa pjell! S’e kuptoj pse u lodhët më shumë se unë!” Sara Hoxha reagon pas komenteve ofenduese të marra gjatë shtatzënisë!

Disa ditë më parë Elita Rudi që është në pritje të fëmijës së saj të dytë publikoi një status në Instastory ku shkruante se bullizimi ndaj grave shtatzëna ditët e sotme është i egër dhe komentet janë shumë të ulëta.

Me të drejtë, Elita shkruan se nëse nuk ju pëlqen një personazh thjesht mos e ndiqni, pa patur nevojë ta ndikoni me mesazhe dhe komente të tilla.

Këtë problem duket ta kenë edhe figura të tjera publike dhe po kthehet në një fenomen shqetësues. Ishte Sara Hoxha ajo që shkruante të njëjtat gjëra mbrëmjen e djeshme në Instastory.

E përballur nga komente të tipit “Nuk je e para që ngel shtatzënë”, “Sikur vetëm ti je shtatzënë”, “Na lodhe”, Sara ka vendosur që më në fund të reagojë.

Ajo shkruan se nuk e kupton përse njerëzit po lodhen më shumë se ajo nga pritja e ëmbël, teksa shton po ashtu se për të pjell, pjell vetëm lopa.

O njerëz të dashur dhe të mirë! E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time por s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak. Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni “Na lodhe, na lodhe”, pse po lodheni më shumë se unë? Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime? Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështuqë shumë shumë faleminderit për dashurinë!

Dashur-padashur Ledri dhe Sara janë kthyer në çiftin më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe prej muajsh kanë qenë kryefjalë e mediave.

Share With:
Translate »
557 Views