Vetëm pak ditë pasi u bë baba, Fero ka gati dedikimin për bebushen dhe kënga s’duhet humbur për asnjë arsye

Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale.

Një lajm tjetër i bukur vjen nga Fero! Ai ka paralajmëruar që të gjithë fansat për projektin më të ri muzikor që është një dedikim për bebushen.

Reperi ka publikuar në Instagram një pjesë të audios së këngës, e cila ka fjalë mjaft të ndjera dhe emocionuese që burojnë nga dashuria e një babai.

“Kush po e pret hitin e radhës” ka shkruar ai krahas audios dhe e ka shoqëruar me një emoji bebe për të konfirmuar se kjo i kushtohet të voglës së tij.

Së fundmi reperi ka treguar se Nina ka bërë setin e saj të parë fotografik. Fero ka postuar në Instagram një video të vogëlushes, teksa e bëjnë gati për fotot. Ajo shihet e mbuluar me një veshje në ngjyrë vjollcë dhe rozë dhe në disa sekuenca të videos mund të dallohet një pjesë e vogël e portretit të saj, ndonëse ai ja ka fshehur me një emoji.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo.

Share With:
Translate »
357 Views