Vetëm tre muashje, por vajza e çiftit të famshëm bën palestër
Vetëm tre muajshe dhe Alexis është gati për tu trajnuar për US Open. Serena Williams postoi një foto në palestër të së bijës duke shkruar “në palestër sot”. Fotoja e të porsalindurës është postuar në llogarinë në Instagram, ku aktualisht ka 165 mijë njerëz. “Babi dhe unë në palestër sot”, thuhet në diçiturën e fotos. Alexis e vogël shfaqet me duart grusht, e ndoshta po trajnohet për në ring.
Vogëlushja qëndron rehat rehat në krahët e të atit. Në dhjetor të vitit të kaluar Serena u fejua me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Sr. dhe u martuan në New Orleans në 17 nëntor. Vogëlushja erdhi në jetë më 1 shtator.
