Vetëplagoset me armë 13-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital
Një 13-vjecar është vetëplagosur me armë zjarri në orët e mesditës së sotme në qytetin e Gjakovës. Ai është dërguar me urgjencë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda” një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij eshte e renduar dhe i njejti eshte derguar për trajtim te mëtutjeshme ne Prishtine. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima eshte vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kane përgjigjur rastit”, tha ai.