Victoria Beckham ka një këshillë të vlefshme për të gjitha nënat
Victoria Beckham përveçse ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ka arritur të krijojë dhe një familje të shëndetshme. Ajo është nënë e katër fëmijëve dhe në publik ata duken mjaft të sjellshëm. Në javën e modës në Londër Victoria prezantoi koleksionin e veshjeve për 10-vjetorin e markës së saj. Në një intervistë për ‘E! News’, Victoria nuk mund të anashkalonte diskutimin për familjen e saj që e mbështet në çdo hap. “Jemi shumë strikt me fëmijët. Duhet të jesh, por në të njëjtën kohë duhet t’i lejosh të bëjnë qejf dhe të shprehin veten”, – tha Victoria. Ndërsa për mbështetjen e fëmijëve të saj në sfilatë ajo tha: “U emocionova shumë. Me të vërtetë”. Gjithashtu Victoria tha se i kupton të gjitha gratë që duhet të merren me punën, familjen dhe fëmijët në të njëjtën kohë.
