Victoria Beckham ka shoqëruesin më të mirë, djali i madh shfaqet përkrah saj

Victoria Beckham në shumë evente shoqërohet nga bashkëshorti i saj, David, por mesa duket tani e ka gjetur zgjidhjen kur ai nuk mund të jetë i pranishëm. Së fundmi Victoria ka marrë pjesë në sfilatën e ‘Dior’ dhe aty është shfaqur në praninë e djalit të saj më të madh Brooklyn. Tashmë Brooklyn është një djalë i rritur dhe mund të jetë shoqëruesi më i mirë i nënës së tij. Victoria dhe Brooklyn ishin të ulur në rreshtin e parë, pranë Naomi Campbell, Kate Moss, Lenny Kravitz.

FROW: Victoria Beckham continued to bond with son Brooklyn at the Dior Homme show in Paris on Saturday, as they sat with Kate Moss, Lenny Kravitz and Naomi Campbell at the event.

Stilistja e famshme dhe djali i saj dukeshin thjesht rrëzëllitës në prani të njëri-tjetrit. Victoria si gjithmonë dukej shumë klas dhe ‘chic’ me veshjen e saj, por edhe Brooklyn pavarësisht se i veshur thjeshtë dukej mjaft bukur.

Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol se Victoria ishte ndarë nga David Beckham, por ajo i mohoi të gjithë zërat. “Kam suportin e bashkëshortit perfekt. Ne me të vërtetë jemi të barabartë në çdo gjë që bëjmë. Kur unë jam larg ai është i vetmi që kujdeset për fëmijët të shkojnë në shkollë dhe që gatuan për ta”, – ka thënë ajo.

Share With:
Translate »
720 Views