Victoria Beckham shkarkon 60 punonjës dhe punëson të birin
Nuk mjaftonin akuzat si shefe e keqe, por pak muaj pasi pushoi nga puna 60 punonjës, Victoria Beckham mori të tjera kritika, pasi punësoi të birin Brooklyn si fotograf të linjës së re luksoze të veshjeve. “Daily Mail” shkruan se ish-“Spice Girls” është kritikuar për nepotizëm.
19-vjeçari Brooklyn, që sapo ka përfunduar një kurs fotografie në New York figuron në buxhetin për pagesat të markës “Victoria Beckham Ltd”, për të cilën do të mbikëqyrë dhe fushatën publicitare.

Stilistja beson shumë në talentin e të birit dhe projekti i tyre i parë i madh ishte koleksioni me “Reebok”, i emërtuar “Merch Collection”, i nisur në fillim të verës.
Një burim pranë familjes Beckham bëri të ditur për “Daily Mail” se Brooklyn ka nxitur dyshime në sektor, sepse është i ri dhe pa eksperiencë, por mami Victorias nuk i intereson shumë, sepse është e bindur se do të jetë një eksperiencë e bukur për të dy, sidomos për të birin.