Victoria Beckham tregon pse nuk i ka treguar kurrë së bijës për implantet e gjoksit
Disa gjëra ia vlen t’i mbash për vete në jetë! Victoria Beckham zbuloi se vajza e saj 12-vjeçare, Harper, nuk e ka idenë se dikur e ëma ka pasur implante gjoksi. Motivi? Sepse ajo dëshiron që t’i mësojë adoleshentëve dashurinë për veten.
“Të jem e sinqertë, do të doja që të mos i kisha vendosur kurrë implantet,” tha Victoria për kopertinën e dhjetorit të Allure. “Ishte një moment kur mora vendimin për vendosjen e tyre, por ende mendoj se nuk është koha që këtë përvojë ta ndaj me time bijë,” shtoi ajo.
Victoria i hoqi implantet në vitin 2014 dhe që atëherë ka folur me pendesë për vendosjen e tyre. “Mos u ngatërroni me gjoksin”, shkroi ish-anëtarja e Spice Girls në një letër për British Vogue. “Gjithë ato vite i mohova. Një shenjë e pasigurisë time. Thjesht festoni dhe gëzojuni asaj që keni,” shtoi ajo.
Victoria tha se po përpiqet ta mësojë të bijën që të përqafojë bukurinë natyrale. Disa muaj më parë, ajo pranoi faktin që Harper e ka qortuar jo pak herë për veshjet kur ishte pjesë e grupit e Spice Girls. Minifundet, veshjet e shkurtra të Victoria-s në ato vite duket se nuk janë të preferuarat e Harper-it kur ajo i sheh sot.
Harper është një nga katër fëmijët që Victoria Beckham ka me bashkëshortin, David. Çifti ikonë, i cili është i martuar prej vitit 1999, ka edhe djemtë Brooklyn, 24, Romeo, 21 dhe Cruz, 18.