VIDEO/ 1-vjeçari në ‘luftë’ me gjumin, por mishin e pulës nuk e heq nga dora
Një vogëlush po bën xhiron e rrjeteve sociale teksa lufton mes gjumit dhe dëshirës për të mbaruar një cope mishi që mban në duar.
Elise Gibson, 24 vjeçe nga Wigan në Angli, nëna e vogëlushit, po i jepte mish pule të skuqur Chicken McNuggets djalit të saj, ndërsa e kishte ulur para telvizorit.
Por kur pa se i biri po hapte dhe mbyllte sytë teksa ushqehej vendosi ta filmonte me celularin e saj.
Kaq mjaftoi që videoja të bëjë xhiron në rrjet.