VIDEO/ Adriatik Llalla i “arratisur” në Romë, gruaja e tij i ngre gishtin e mesit gazetarëve në prani të fëmijës

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite burg ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, me këtë të fundit që mungoi në seancën gjyqësore.

Në media qarkulluan disa foto që tregonin Llallën duke pritur në një stacion treni në Romë të Italisë, ndërkohë që familja e tij ndodhet në Tiranë.

Pikërisht përpara shtëpisë së tij, bashkëshortja e Llallës në prani të një fëmije të vogël u ka treguar gishtin e mesit gazetarëve që ishin mbledhur aty pranë.

Siç duket edhe në video, bashkëshortja e Llallës është bezdisur shumë nga kamerat, sa nuk ka ngurruar të ofendojë operatorët dhe gazetarët.

VIDEO nga Fax News:

FOTO e Adriatik Llallës në Romë:

adriatik llalal 373x400 1

Share With:
Translate »
180 Views