VIDEO/ ‘Dashuria e shpirtit’ Princ Leka feston ditëlindjen vetëm me Geraldinën
Princ Leka feston sot ditëlindjen e 42-të. Ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video teksa fryn qirinjtë më vajzën e tij, princeshën Geraldinë.
“I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”-shkruan Princ Leka.
Kjo ditëlindje e ka gjetur Princ Lekën në një situatë të tensionuar me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi dyja palët janë përplasur fizikisht më datë 5 mars.
Sipas urdhërit të gjykatës, Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3 vjeçare vetën në prani të dados. Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.
View this post on Instagram