Video e adhurueshme e vogëlushes që pret motrën të kthehet nga shkolla pavarësisht nëse bie shi apo borë

Një vogëlushe pret çdo ditë motrën e saj më të madhe të kthehet nga shkolla pavarësisht nëse bie shi apo është diell.

E ëma, Robin Whitsett, 38 vjeç, ndau një video në TikTok ku tregon vajzën e saj më të vogël duke pritur me entuziazëm që motra e saj më e madhe të kthehet nga shkolla.

Video tashmë ka marrë mbi 2 milionë pëlqime dhe mbi 12 mijë komente.

“Ajo pret motrën e saj pa marrë parasysh motin. Diell, shi, borë,”  ka shkruar nëna 38-vjeçare nga Indiana jugore krahas videos.

Share With:
Translate »
238 Views