VIDEO e rëndë/ Burri godet me thikë gruan në sy të fëmijës, vjehrri e mbante të shtrirë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku një grua ka rënë pre e dhunës mizore të ish-bashkëshortit të saj.
Gjithçka ka ndodhur në qytetin Yozgat, ku gruaja është goditur me thikë, ndërsa i gjithë momenti i tmerrshëm është filmuar nga kalimtarë të rastit dhe është publikuar në mediat sociale.
Në një video të rëndë, shihet se si ish-bashkëshorti i sulet grua që po mban fëmijën e tyre në krahë. Ai e marr fëmijën, dhe më pas kthehet te gruaja duke e sulmuar. Në një moment shihet teksa ndërhyn edhe vjehrri, i cili e mban gruan të shtrirë në tokë, ndërsa ish-bashkëshorti e godet me thikë pa mëshirë.
Djali i vogël i çiftit qëndron vetëm teksa sheh nënën e tij në tokë dhe babain e tij duke e goditur me thikë. Më pas, autori kap fëmijën dhe largohet, teksa vjehrri vijon të mbajë të shtrirë me forcë gruan.
Sipas mediave turke, gruaja e quajtur Meiza iu nënshtrua një operacioni në shpretkë, për shkak të goditjeve që mori me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ish-bashkëshorti u arrestua, ndërsa vjehrri është lënë i lirë.