VIDEO EMOCIONUESE/ Fëmijë, gra, të moshuar, të gjithë ukrainasit të angazhuar në përgatitjen e bombave

Një video e shpërndarë në mediat lokale në Ukrainë tregon atmosferën në qytete teksa janë në pritje të forcave pushtuese.

Nga pamjet shihet një mobilizim i përgjithshëm i qytetarëve për përgatitjen e bombave molotov, të cilat do të përdoren për mbrojtjen e lagjeve të tyre.

Fëmijë, gra, burra dhe të moshuar të gjithë shihen teksa përgatisin shishet me lëndë djegëse për t’i pasur më vonë në një luftë guerile ndaj forcave ruse.

Duket se mobilizimi civil ndaj pushtuesve është në nivel maksimal dhe ukrainasit duken larg të dorëzuarit te armiku. Ata po përgatisin mbrojtjen e atdheut të tyre në të gjitha format e mundshme.

Share With:
Translate »
231 Views