Video emocionuese/ Fermeri i jep lamtumirën e fundit tezes duke formuar zemrën gjigante me dele

Për shkak të pandemisë, një fermer australian nuk i ka dhënë dot lamtumirën e fundit tezes së tij, e cila ka humbur jetën pas një beteje 2-vjeçare me kancerin.

Ben Jackson ndodhej 400 kilometra larg në Uellsin e Ri Jugor dhe për shkak të kufizimeve të Koronavirusit ai nuk ka mundur të udhëtojë për në Brisbane, për të marrë pjesë në funeralin e tezes.

Për të nderuar kujtimin e saj, fermeri ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë. Ai ka formuar një zemër me delet e tij për të treguar dashurinë ndaj tezes së ndjerë.

Jackson ka lëshuar grurë në formë zemre në njërën prej arave të tij dhe më pas ka lëshuar kopenë. Mijëra dele kanë nxituar për të ngrënë, duke formuar një zemër të veçantë.

“U ndjeva i pashpresë, i dëshpëruar, nuk dija se çfarë të bëja. Më pas vendosa të bëja një zemër masive në tokë, e cila në të gjitha kuptimet, zbehet në krahasim me të sajën”, ka treguar fermeri për “BBC”.

Ai ka realizuar një video me dron për t’ua dërguar familjarëve dhe më pas është shpërndarë kudo në Internet:

Share With:
Translate »
243 Views