VIDEO/ Flasin prindërit e të miturës në Kavajë: “Jemi të shkatërruar”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar takimin e ministres Elisa Spiropali me familjen e vajzës së mitur në Kavajë që ra pre e përdh.unimit nga disa djem të tjerë po minorenë. Babai i 13-vjeçares ka folur për rastin dhe tha se vajza ka marrë trajtim nga psikologët dhe se do i qëndrojë vajzës pranë. Por ai i ka bërë apel mediave të mos flasin më për vajzën e tij dhe ai të ketë mundësi të përballojë ngjarjen i vetëm dhe me njerëzit e tij.

Nga ana e saj Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha se me porosi të kryeministrit vajza do mbështetet për shkollimin kudo që të dëshirojë të vazhdojë studimet.

Share With:
Translate »
1692 Views