Video/ Foshnja nxirret gjallë nga rrënojat pas 128 orësh. Momenti i mrekullueshëm kur shfaqet duke buzëqeshur!

Tërmeti katastrofik i kësaj jave në Turqi dhe Siri ka lënë një gjurmë masive shkatërrimi dhe dhjetëra mijëra të vdekur. Megjithatë, mes rrënojave, kanë ndodhur disa mrekulli.

Një foshnjë dy muajshe u nxor nga rrënojat pas 128 orësh duke buzëqeshur. Foshnja u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore pasi u shpëtua. Rrjetet sociale u mbushën me foto dhe video të foshnjës së shpëtuar, të cilat shpejt u bënë virale. Një video tregoi foshnjën teksa po e pastronin dhe ushqenin.

Më poshtë shihni momentin e mrekullueshëm, teksa foshnja shfaqet duke buzëqeshur pasi u gjet e gjallë nën rrënojat e tërmetit.

Share With:
Translate »
126 Views