Video/ Gjesti i rrallë i protestuesve qetëson fëmijën e trembur

Videoja e protestuesve duke bërë gjestin e rrallë po bën xhiron e rrjetit.

Prej disa ditësh vazhdojnë protestat në Liban kundër korrupsionit të qeversië, një nismë që filloi pasi shteti vendosi një taksë prej 6 dollarësh në muaj për përdorimin e Whatsappit.

Një grup njerëzish kishin bllokuar rrugën kryesore duke mos lejuar automjetet të kalonin. Një grua me fëmijën e saj ishin duke kaluar mes turmës me makinë.

Ajo i tregon protestuesve fëmijën i cili ishte i frikësuar dhe po qante. Menjëherë një grup i madh njerëzish rrethuan makinën e saj dhe filluan të këndonin një këngë për fëmijë “Baby shark” në mënyrë që ta qetësonin atë.

Sapo djali u qetësua ata hapën rrugën në mënyrë që ato të kalonin dhe të largoheshin. Videoja bëri xhiron e rrjetit për pak orë ku shumë persona lavdëruan gjestin e rrallë të protestuesve.

Share With:
Translate »
531 Views