VIDEO/ Heroi me 4 putra shpëton 8-vjeçarin nga sulmi i qenit të tërbuar, e mbuloi me trup dhe…

Qentë njihen si miqtë më të mirë të njeriut dhe, nuk janë të pakta rastet kur e vërtetojnë këtë.

Kështu ka ndodhur së fundmi dhe në Florida, SHBA, ku një qen ka arritur të shpëtojë një 8-vjeçar.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në shtëpinë e familjes së të miturit, ndërsa në pamje shfaqet 8-vjeçari duke luajtur në oborr me qenin e tij.

Por në një moment, shihet teksa qeni i një prej fqinjëve lëshohet nga litari me të cilin ishte lidhur dhe, niset me vrap për të sulmuar fëmijën. Në këtë moment, qeni besnik hidhet mbi vogëlushin duke e mbrojtur me trupin e tij dhe sulmon qenin tjetër.

Djali i vogël vrapon drejt nënës së tij në lot, ndërsa babai nxiton në skenë për të prishur përleshjen me qeni. Pasi të dy qentë lehin, rënkojnë dhe sulmojnë njëri-tjetrin, qeni i fqinjit më në fund vrapon në shtëpi.

Share With:
Translate »
161 Views