VIDEO/ Kaluan perimetrin e lejuar, 8 pushues hidhen në ujë dhe shpëtojnë fëmijët e mitur që rrezikuan të mbyteshin në Sarandë
Dy fëmijë kanë rrezikur të mbyten ditën e sotme në Plazhin e Ri në Sarandë.
Bëhet me dije se dy fëmijë të moshës rreth 10 vjeç kanë ikur thellë, kanë kaluar perimetrin e sigurisë dhe kanë rrezikuar të mbyten.
Pushuesit e tjerë që ndodheshin në plazh kanë vënë re se 2 fëmijët që kishin kaluar perimetrin e lejuar ishin në rrezik dhe 8 prej tyre janë hedhur në ujë duke i shpëtuar fëmijët.
Siç shihet e në video me një komardare plazhi ata kanë shpëtuar fëmijët.