VIDEO/ Mihrija dhe Naimi në një intervistë përballë nuses së tyre

Prej kohësh, Tringa, reja e çiftit të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ka grumbulluar një audiencë të konsiderueshme, sidomos në TikTok, aty ku ndjekësit e saj e përcjellin rregullisht në rutinën e përditshme.

Së fundmi, ajo ka hapur edhe një tjetër platformë për të qenë edhe më pranë publikut, duke sjellë përmbajtje të reja dhe interesante

Në këtë hap të ri Tringa ka vendosur t’i sfidojë vjehërrinjtë e saj me një lojë të veçantë: sa mirë e njohin ata rejen e tyre?

Në YouTube është publikuar videoja e plotë, e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm për pyetjet dhe përgjigjet, por edhe për një detaj mjaft simpatik, mënyrën si Tringa u drejtohet Mihrijes dhe Naimit.

Ajo e thërret Mihrijen “Miki”, ndërsa Naimin “babi”, duke treguar kështu afërsinë dhe ngrohtësinë e raportit që ndajnë mes tyre.

E kush prej tyre doli ta njihte më mirë Tringën? Përgjigjen e zbulon videoja e publikuar.

Share With:
Translate »
128 Views