VIDEO/ Momentet e tmerrit kur majmuni tërheq zvarrë fëmijën nga biçikleta, para se të shpëtohet mrekullisht
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, teksa një vajzë e vogël është rrëmbyer nga një majmun.
Në një video të siguruar nga mediat e huaja shihen momentet e tmerrshme kur një majmun sulmon një vajzë tre-vjeçare që luante në rrugë të cilën tenton ta tërheqë në një rruginë të errët.
Majmuni agresiv i kërcen në kurriz tre-vjeçares në fshatin pranë Chongqing, në jugperëndim të Kinës.
Bëhet me dije se e vogla ishte duke luajtur vetëm me një biçikletë në rrugën e qetë, para se majmuni ta kapë nga koka për ta tërhequr në rrugen nga erdhi.
Fatmirësisht kalimtarët panë skenën e rrëmbimit dhe ndoqën majmunin derisa shpëtuan fëmijën.
Tre-vjeçarja raportohet se mbeti me një gërvishtje në kokë dhe sigurisht me traumën e rrëmbimit nga kafsha që nuk do të harrojë kollaj.
Zyrtarët vendas thanë se majmuni në fjalë ka kryer dhe sulme të tjera ndaj fëmijëve, teksa autoritetet pyjore thanë se sulme të tilla nga majmunët e egër janë të rrallë.