Video/ Nëna hyri në dyqan për të vjedhur, makina me dy fëmijët e saj shpërthen në flakë

Një grua nga Florida ishte duke vjedhur një dyqan, kur makina e saj mori flakë me dy fëmijët e saj brenda.

Alicia Moore, 24 vjeç, parkoi automjetin e saj tek parkingu i makinave jashtë një dyqani në Oviedo Mall në Oviedo, një qytet 15 milje në verilindje të Orlandos, javën e kaluar.

Ajo shkoi drejt qendrës tregtare me një burrë të paidentifikuar dhe la vetëm në makinë fëmijët e saj dy dhe katër vjeç.

Dyshja qëndroi përreth një orë tek dyqani dhe kur dolën, panë makinën e përfshirë nga flakët. Gruaja lëshoi mallin e vjedhur në tokë dhe vrapo drejt makinës. Fëmijët ishin duke luajtur me një shkrepëse në makinë, duke shkaktuar kështu flakë brenda makinës.

 

Kalimtarët aty pranë vunë re zjarrin dhe ndihmuan në shpëtimin e dy fëmijëve, të cilët u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Një fëmijë ka pësuar djegie të shkallës së parë në fytyrë dhe në vesh.

Zyrtarët e policisë janë ende duke përcaktuar shkakun e zjarrit, por thanë se nëse Moore nuk do të ishte neglizhuese, fëmijët e saj nuk do të ishin lënduar atë ditë.

Moore u arrestua nga Departamenti i Policisë së Orlandos. Ndërsa mbahej në paraburgim, ajo u akuzua më tej për lëndime të mëdha trupore dhe zjarrvënie të shkallës së parë, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Seminole.

 

 

 

Share With:
Translate »
101 Views