VIDEO/ Pique lë në shi fëmijët, rrjeti shpërthen në kritika
Jeta e Shakirës dhe Piques i intereson shumë më tepër mediat e huaja tashmë që ata janë ndarë .
Ata mund të kenë shkuar në rrugët e tyre të ndara, por dy fëmijët që patën nga lidhja e tyre e gjatë e mbajnë në kontakt yllin kolumbian dhe ish-lojtarin e Barcelonës.
Në 24 orët e fundit, një video që po bën xhiron e internetit ka “shënjestruar” Pique dhe mënyrën se si ai kujdeset për djemtë e tij, Sasha dhe Milan.
Një nga paparacët që rrinte jashtë shtëpisë së Shakira-s i pa dy djemtë e vegjël që enden në shi, pak pasi babai i tyre i zbriti në një distancë të shkurtër nga shtëpia e nënës së tyre.
Europa Press ka shpërndarë një video ku shfaqen dy fëmijët duke zbritur nga makina e Piques për të hyrë në shtëpinë e nënës së tyre.
Mirëpo, atyre u është dashur të presin shumë për të hyrë në shtëpi dhe për pasojë janë lagur mjaft nga moti i keq, pasi në Barcelonë binte shi dhe erë.
Gerard Piqué accompagna i figli a casa di Shakira e scappa col cofano aperto. pic.twitter.com/Ie860Ilzdf
— PakyShak ????????♀️ (@Paky_Shak) February 8, 2023