VIDEO/ Po qante gjatë fluturimit, dy pasagjeret mbyllin 1-vjeçaren në tualet për ta ‘edukuar’. Pamjet virale shkaktojnë indinjatë
Një incident në një fluturim në Kinë ka ngjallur reagime të shumta pasi dy gra mbyllën një fëmijë 1-vjeç në tualet pasi po qante. Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, në një fluturim të Juneyao Airlines nga Weiyang në Shangai.
Vogëlushja, e cila po udhëtonte me gjyshen, nisi të qante gjatë fluturimit. Incidenti u bë viral pasi një nga dy gratë, Gu Tingting, postoi një video të saj duke e çuar vajzën e vogël në tualet.
Videoja e postuar në mediat sociale kineze duket se tregon një nga gratë duke i thënë vajzës se ajo do të dalë nga tualeti vetëm nëse pushon së qari.
Reagimet ishin të menjëhershme pas publikimit të videos, ku shumë prej tyre i dënuan gratë për mungesë ndjeshmërie dhe ngacmime ndaj fëmijës.