VIDEO/ Policia blindon spitalin, ja momenti kur arrestohen infermieret që bashkëpunonin me Tiren

Publikohen nga momenti i arrestimit të 3 infermiereve dhe sanitares, me të cilat ka bashkëpunuar Tire Alldërvishi në skemën kriminale për marrjen e parave kundrejt shërbimit në spitalin COVID-2, edhe pse rezultoi që as shërbimin nuk ia bënin pacienteve.

Të arrestuarat janë 3 infermiere dhe 1 sanitare dhe sipas Prokurorisë së Tiranës bëhet fjalë për grup të mirëfilltë kriminal me qëllim fitimin. Bëhet fjalë për infermieret Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, dhe Mira Bushi dhe sanitares Rukije Hoxhaj.

Të arrestuarat:

Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal

Share With:
Translate »
450 Views