VIDEO/ Prindërit në panik, momenti kur vrapojnë drejt shkollë ku vdiqën 21 vogëlushë

Një video e postuar në mediat sociale tregon prindërit duke vrapuar të dëshpëruar drejt shkollës fillore Robb në Uvalde, Teksas, pas të shtënave ku humbën jetën 21 persona, shkruan Daily Mail.

Videoja, e postuar në Snapchat dhe më pas e shpërndarë në mediat sociale, tregon disa prindër që po vrapojnë drejt shkollës. Videoja vjen pasi janë zbuluar detaje të mëtejshme në lidhje me një nga viktimat e rritura dhe autorin.

Mësuesja e klasës së katërt Eva Mireles u vra së bashku me të paktën 19 fëmijë dhe një të rritur tjetër. Halla e Mireles, Lydia Martinez Delgado dha një deklaratë.

Këta fëmijë janë të pafajshëm. Armët nuk duhet të jenë lehtësisht të disponueshme për të gjithë. Kjo është vendlindja ime, një komunitet i vogël me më pak se 20,000 banorë.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë se kjo do t’u ndodhte veçanërisht njerëzve të dashur. Gjithçka që mund të bëjmë është të lutemi  për vendin tonë, shtetin, shkollat dhe veçanërisht familjet e të gjithëve”.

Autori u qëllua për vdekje nga policia. Personi i armatosur, Salvador Ramos  qëlloi gjyshen e tij përpara se të hynte në shkollë dhe të hapte zjarr, tha guvernatori Greg Abbott. Gjyshja u transportua me helikopter në spital por nuk dihet gjendja e saj.

Ramos, i cili ka lindur në Dakotën e Veriut, por ka jetuar në Uvalde, ishte nxënës në shkollën e mesme Uvalde. Viktimat ishin të moshës nga shtatë deri në 11 vjeç.

Ky ishte incidenti më vdekjeprurës i tillë që kur 14 nxënës të shkollave të mesme dhe tre punonjës të stafit u vranë në Parkland, Florida në vitin 2018 – dhe më i keqi në një shkollë fillore që nga të shtënat në Sandy Hook të vitit 2012 në Connecticut, në të cilin u vranë 20 fëmijë dhe gjashtë punonjës.

Share With:
Translate »
173 Views