(VIDEO) Reagimi i prindërve të Elvana Gjatës kur ajo ju prezanton këngën e saj të re nuk duhet humbur

Elvana Gjata do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me këngëtarin Bardhi dhe Dj Gimi. Një pjesë e vogël e këngës ka qarkulluar që sot në rrjete sociale dhe duket se do të jetë një hit i padiskutueshëm. Elvana ka publikuar një video në Instagram, ndërsa i tregon projektin e ri prindërve të saj, por vëmendjen e ka marrë reagimi i tyre moskokëçarës.

Babai i këngëtares po flet në telefon, ndërsa e ëma po shkruan në telefon. Asnjë nga të dy nuk i ka dhënë vëmendjen e merituar Elvanës. Situatën qesharake ajo vendosi ta ndajë dhe me ndjekësit. Vajza ”e rekordeve” publikoi katër javë më parë bashkëpunimin me Mozzik të titulluar “S’ka” dhe brenda kaq pak kohe ka mundur të grumbullojë 10 milionë klikime. Presim si do të jetë bashkëpunimi i radhës, edhe pse s’kemi pikën e dyshimit që do të jetë sukses i garantuar.

Share With:
Translate »
232 Views