VIDEO SHOKUESE/ Po përshëndeste fëmijët, Babagjyshi bie nga kati i 24 dhe vdes
Një 25-vjeçar i veshur si Babagjyshi ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i 24 i një godine në qytetin Chelyabinsk të Rusisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e shumë prindërve dhe fëmijëve, përfshirë djalin dhe gruan e tij.
Sipas mediave lokale, Babagjyshi planifikoi të zbriste me litarë nga maja e ndërtesës për të përshëndetur fëmijët që prisnin me ankth nën pemën e Krishtlindjes.
Megjithatë, ai që duhej të ishte një moment lumturie u shndërrua në një tragjedi kur Babagjyshi ra nga lartësia për shkak të një gabimi me litarët e sigurisë. Në momentin e rënies, pjesa më e madhe e turmës nuk e kuptoi seriozitetin e situatës, pasi shumë supozuan se rënia ishte pjesë e performancës.
Vetëm kur i ndjeri goditi një strukturë të mbuluar me borë në katin e parë të ndërtesës, të pranishmit e kuptuan se çfarë kishte ndodhur.
Kompania përgjegjëse për eventin në fjalë kërkoi falje, duke theksuar se i riu konsiderohej një “specialist me përvojë”.
Rënia tragjike e të riut është regjistruar në video dhe është publikuar në rrjetet sociale, ku tashmë ka grumbulluar miliona shikime dhe komente.