Video shokuese: Trajneri i tenisit rreh brutalisht vajzën e tij 14-vjeçe se nuk bëri çfarë i kërkoi në stërvitje
Një aktivist serb Igor Gjuriq ka publikuar në Twitter një video ku një teniste 14-vjeçare në Beograd rrihet brutalisht nga trajneri i saj, i cili është njëkohësisht dhe babai i saj, pasi nuk ka bërë atë që i ka thënë në stërvitje
Rrahja e atletes së re nga babai i saj ndodhi në fushat e tenisit dhe Igor Gjuriq njoftoi se do të padiste burrin për dhunën e tmerrshme
Në video duket që vajza 14 vjeçare nuk reagon ndaj goditjeve të të atit fillimisht me shuplakë dhe më pas e shkelmon. Më pas e kap për flokësh dhe e hedh në tokë e vazhdon ta godasë me shkelma.
“Një tjetër akt dhune nga babai ndaj vajzës së tij. Më njoftuan se kjo është një familje që vjen nga Kina. Edhe ndaj këtij përbindëshi do të bëjmë kallëzim penal”, ka shkruar aktivisti serb Igor Gjuriq në twitter.
Još jedno brutalno nasilje oca nad ćerkom. Dobio sam informaciju da je u pitanju porodica koja dolazi iz Kine. Podnećemo krivičnu prijavu i protiv ovog monstruma. pic.twitter.com/CrU7g0JcwU
— Igor Jurić (@lojzija) October 28, 2022