VIDEO/ Stadiumi turk mbushet me kukulla pellushi dhe emocionon botën
Në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk midis Beshiktashit dhe Antalyaspor, në minutën e 5-të të ndeshjes, qielli mbi stadium u ”errësua” nga kukullat e pellushit që hidhnin spektatorët.
Një skenë mbresëlënëse që ka emocionuar të gjithë, nga momenti që bën pjesë e një iniciative bamirësie në favor të atyre dhjetëra mijëra fëmijëve që janë goditur nga pasojat e lëkundjeve sizmike të 6 shkurtit, ku më e madhja arriti deri në magnitudën shkatërruese 7.8, duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.