VIDEO TRONDITËSE/ Babai i pirë var me litar djalin e tij nga kati i shtatë i pallatit për të argëtuar miqtë
Autoritetet ruse kanë nisur një hetim urgjent pas publikimit të një videoje tronditëse, ku një baba dyshohet se ka rrezikuar jetën e djalit të tij të mitur duke e varur me litar nga dritarja e një pallati shumëkatësh.
Fëmija, i cili besohet të jetë 5 ose 6 vjeç, u var rreth 25 metra në ajër nga kati i shtatë i një pallati në Voronezh, ndërsa dëgjohet duke bërtitur me frikë: “Më mbaj, më mbaj”. Në vend që ta ndihmonin, miqtë e babait qeshnin dhe filmonin skenën, ndërsa ai u kërkonte: “Filmojeni, filmojeni”.
Pamjet tregojnë fëmijën të varur në errësirë dhe në temperatura të ulëta, ndërsa një zë gruaje dëgjohet më vonë duke kërkuar që ai të ngrihet menjëherë lart. Babai, i cili ende nuk është identifikuar, shihet duke qeshur ndërsa e tërheq djalin përsëri brenda dhe deklaron me mburrje: “Ja, kaq”.