VIDEO/ “U kërcënova nga një pedofil”/ Ledjona: Më tha do ta gjej shtëpinë, fola me shefin e komisariatit…

Ledjana në një bisedë me Fatjon Kuqarin në Big Brother ka folur për profesionin dhe misionin e saj për të kapur pedofilë dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë.

Ai tregon të vetmin rast kur është kërcënuar nga një pedofil, i cili i thoshte se do i gjente shtëpinë.

“Një pedofil që kam kapur tek Ura Vajgurore, ai filloi të komentonte në çdo video për mirë. Nuk e mbajtën shumë në burg. Një ditë të bukur nuk e di se ç’pati shkruan, më kërcënon, më thotë që do të të gjej shtëpinë e kam stakuar trurin. I them unë shefit të komisariatit, ia dërgoj bisedën screenshot, i them nuk do vij të bëj kallëzim. Ky ishte i vetmi rast, të tjera jo”, shprehet Ledjona.

Share With:
Translate »
73 Views