(VIDEO) Vajza e vogël pyet me lot në sy policin: “Do të na qëlloni?”
Protestat në SHBA për çështjen e George Floyd kanë vjedhur vëmendjen e të gjithëve. Një nga momentet më prekëse ka qenë kur një oficer policie i është afruar një vajze të vogël, teksa kjo e fundit qante nga frika.
Vogëlushja Simone e ka pyetur oficerin e policisë: “Do të na qëlloni?” Video prekëse është shpërndarë kudo në rrjet dhe gjesti i policit nuk ka mbetur pa komente. Ky i fundit e ka përqafuar vajzën duke e siguruar që nuk do t’i lëndonin për asnjë moment. “Jemi këtu për t’ju mbrojtur. Mund të bashkohesh me njerëzit dhe të vazhdosh protestën”, i ka thënë ai vajzës.
Kjo situatë ka shërbyer si një tjetër ‘dëshmi’ mbi situatën aktuale në Amerikë. Me dhjetëra Afro-amerikanë kanë humbur jetën ndër vitet e fundit, nga sulmet e pabaza të policisë. Vdekja e George Floyd solli protesta të shumta, nga të cilat SHBA momentalisht po përballet me një kaos të madh…