Videoja e Borës dhe Vin Velit duke festuar bashkë me Arborin mund të jetë më e ëmbla që kemi parë sot!

Bora Zemani ka qenë muajt e fundit në qendër të vëmendjes sidomos për raportin me Donaldin. Mirëpo, jo të gjitha marrëdhëniet e mëparshme të moderatores kanë përfunduar keq. Pak ditë më parë ajo organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e saj të 30-të, me të ftuar personazhe të shumta publike.

Një ndër të ftuarit që ka tërhequr shumë vëmendjen e ndjekësve ka qenë edhe ish-bashkëshorti i moderatores, Dj i njohur Vin Veli. Ditën e sotme “Kryefjala.com” ka publikuar një video ku Bora dhe Vin Veli shihen tek kërcyejnë e argëtohen së bashku me vogëlushin e tyre, Arbor.

Videoja e Borës dhe Vin Velit duke festuar bashkë me Arborin mund

Një video shumë e ëmbël që përcjell shumë dashuri, por mbi të gjitha shërben si një model për të gjithë prindërit e divorcuar. Bora dhe Vini kanë treguar se ndajnë në mënyrë shembullore kujdestarinë, përkujdesjen dhe dashurinë për Arborin e tyre.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen pranë njeri-tjetrit, pasi Bora dhe Dj-i janë bërë bashkë në evenimente të ndyshme me rëndësi për ta, si ditëlindja e birit të tyre apo festa e tij e abetares që bëri xhiron e mediave në verë.

Share With:
Translate »
284 Views