Videoja më e bukur për të nisur ditën! Elita na tregoi momentin e ëmbël të bebushes që gjuan barkun e saj!
Në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.
Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali. Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar për çiftin, por mjaft i dëshiruar.
https://www.instagram.com/p/CFXltEAHmqR/
Mbrëmjen e sotme, Elita na ka kënaqur sytë me një video super të ëmbël të bebushes që gjuan barkun e saj, gjest që e emocionon pafund moderatoren.
“Të ndjesh gjuajtjet e bebit tënd është pjesa më e mirë e shtatzënisë.”- shkruan Elita krahas videos që na e zbukuroi mbrëmjen.