Vijojnë shëtitjet me Air Albania, Rama merr Lindën, Zahon dhe fëmijë të komunitetit rom dhe nisen për në Turqi

Vijojnë shëtitjet falas me Airb Albania, për të konfirmuar sigurinë e avionëve të linjës që reklamohet si shqiptare, edhe pse 49% të aksioneve i përkasin Turqisë.

Pas gazetarëve, pensionistëve, studentëve të ekselencës, radhën për të fluturuar e kanë pasur qytetarë të komunitetit romë, dhe persona në nevojë.

Dhe sigurisht që udhëtimit i ka prirë familja kryeministrore, Edi Rama, Linda dhe Zaho, duket se këtë herë kanë lënë fluturimet private për të qenë sa më afër njerëzve të thjeshtë.

Videon e këtij udhëtimi e ka ndarë vetë kryeministri Rama, ku nuk ka kursyer as të voglin e tij Zaho, për të treguar se siguria e avionëve të Air Albania nuk vihet në diskutim.

Linja ajrore Air Albania ende nuk është vënë në funksion për qytetarët, edhe pse është premtuar se më në fund do të ketë fluturime me kosto të ulët.

Çmimet e biletave në vendin tonë janë nga më të shtrenjtat në rajon, ku jo pak herë qytetarët shqiptarë janë të detyruar që ti programojnë udhëtimet nga vendet fqinje.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme të shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë kryeministri shqiptar.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIR🦅ALBANIA❤ që me siguri do t'ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super👍

Posted by Edi Rama on Saturday, September 29, 2018

Share With:
Translate »
789 Views