Viktoria është vajza e mamit dhe për këtë s’kemi më dyshime
Viktoria është shoqja më e mirë e Rudinës dhe këtë e provon çdo postim i tyre ku duket se e vogla do t’i ngjasojë mamit në veshje, stil dhe tek pozat madje.
Së fundmi Dembacaj ka publikuar disa foto me të bijën kombinuar në ngjyrat rozë.
“Kudo me mamin, Viki i mamit”, ka shkruar Rudina duke nënkuptuar se në punë dhe çdo projekt tjetër të sajin ndodhet me vajzën.
Pa e menduar dy herë mund të themi se Viki është vajza e mamit, për të cilën Rudina krenohet më së shumti.