Viktoria, vajza e Rudina Dembacaj, një fitore për familjen
Aktorja Rudina Dembacaj, ishte e ftuar dje në emisionin “Rudina” sëbashku me bashkëshortin e saj. Rudina tregoi se vajza, Viktoria u ka ndryshuar jetën të dyve. Ajo tregoi se bashkëshorti i dedikon pasditen të bijës. Nga mëngjesi deri në orën 16:00 Viktoria e kalon kohën me dadon e saj ndërkohë që 3 muajt e parë me mamin dhe gjyshet. Rudina, e angazhuar me projektet e saj, tregoi se çdo hapësirë të mundshme ia kushton të voglës. Edhe pse rrëfeu në ekran për Viktorian, fytyrën u mundua të na e fshehë sërish. Dhe me të drejtë, fitorja është e saja dhe në datë 28 dhjetor mbush 1 vjeç.
/Kids’ Time
