Vilma Masha, një vit me dhuratën më të çmuar të dhjetorit

Thonë se pasi bëhesh nënë për herë të parë, çdo gjë në jetën tënde ndryshon rrenjësisht. Kështu ka ndodhur edhe moderatoren sportive, Vilma Masha, e cila ka festuar dje 1-vjetorin e Seas.

“Si sot një vit më parë dashuria jonë SEA, ❤️ erdhi në jetë, duke na lumturuar shpirtin e ndriçuar zemrën. Në këtë ditë të shënuar ne festojmë 1-vjetorin e vogëlushes sonë, duke i uruar jetë të lumtur, e plot dashuri. Je dhurata më e bukur jo vetëm dhjetorit të festave, por e jetës sonë. ????Gëzuar shpirt ditëlindjen e parë, dhe jeta të buzëqeshtë gjithmonë. #loveu #tothemoonandback ❤️”, ka shkruar ajo krah fotove me të bijën e cila duket si një princeshë e vërtetë.

Vilma vendosi fillimisht mos të ndante shumë pamje të vogëlushes, por me kalimin e kohës ky mendim ndryshoi dhe tanimë ajo ndan momentet më të bukura pranë saj. E me siguri dhjetori i Vilmës do të jetë përherë kaq i bukur sepse muaji i fundit i vitit merr tjetër kuptim për të pas ardhjes në jetë të Seas.

 

Share With:
Translate »
643 Views