VIP-at urojnë Krishtlindjet me kartolinat më të bukura familjare
VIP-at shqiptarë kanë uruar Krishtlindjet me kartolinat më të bukura familjare. Nëse nuk i keni parë ende, “Kidstime.al” ka menduar dhe për ju dhe po ua sjellim më poshtë:
View this post on Instagram
1. Rudina Dembacaj
Moderatorja ka publikuar një foto festive krah Markut, fëmijëve të tij dhe vajzës së saj, Vikit.
“Zoti na bekon çdo vit me mundësinë për ta hapur mendjen dhe zemrën akoma më shumë. Ne jemi të bekuar me zemrat plot, urojmë për ty, për familjen tënde dhe për besimin se një vit i ri plot shëndet na pret, nga familja jonë Krishtlindje të bardha! Rud&Mark”, ka shkruar ajo.

2. Zaimina Vasjari
Zaimina ka publikuar një foto me fëmijët e saj dhe me vajzën e bashkëshortit, Kristel. “Gëzuar Krishtlindjet nga familja jonë”, ka shkruar ajo.

3. Amarda Toska
Ami ka ndarë me ndjekësit një foto pranë oxhakut me Ermalin, krahas së cilas ka shkruar: Gëzuar Krishtlindjen miq! Paci zemra të gëzuara dhe paqe në shpirt!
View this post on Instagram
4. Eni dhe Genc Prevlukaj
Dyshja kanë postuar një kartolinë festash duke zbuluar për herë të parë portretin e vajzës së tyre, Adeas. “Gëzuar festat e fundvitit nga unë, Genci dhe Adea”, ka shkruar Eni.

5. Afërdita Dreshaj
Një urim Krishtlindjesh nuk ka munguar as nga familja e modeles shqiptare. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me bashkëshortin dhe djalin e tyre me mbishkrimin “Gëzuar Krishtlindjet”.

6. Miriam Cani
Këngëtarja ka publikuar një kartolinë të bukur me të bijën, Ameli. Të dyja shihen të veshura njëlloj.

7. Gerta Shino
Gerta ka ndarë me ndjekësit një foto shumë të ëmbël me vogëlushin e saj Kai. “2022 më bekoi me një djalë. Dhurata më e bukur e jetës time. Kai të dua”, ka shkruar ajo.

8. Bora Zemani
Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale disa foto familjare ku shfaqet me prindërit, me djalin e saj dhe me Donaldin. “Gëzuar Krishtlindjen miq! Qofshi me shtëpinë plot dhe me shpirtin plot!”, ka shkruar Bora.

9. Erion Isai
Erioni ka publikuar gjithashtu një foto familjare krah të shoqes dhe fëmijëve të tyre. “Dashuria e Krishtit lindur sot është themeli i një bote perfekte, familje në bekim dhe përjetësie në besim! Gëzuar Krishtlindjen! Lindi për ne! Bekime!”, ka shkruar ai.

10. Jonida Vokshi
Jonida ka ndarë me ndjekësit një foto të vajzës së saj Emit ulur poshtë pemës së Krishtlindjeve.
“Gëzuar Krishtlindjet dhe paçi vetem bekime!”, ka shkruar ajo.

11. Landi Hysi
Këngëtari ka publikuar në rrjete sociale një foto të ëmbël me të birin pranë pemës së Krishtlindjeve.