Vishen si babagjyshë, Blero dhe Afrona surprizojnë fëmijët me dhurata
Në prag të ndërrimit të viteve, këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Afrona Dika, kanë vendosur të bëjnë të lumtur fëmijët duke i surprizuar me dhurata të ndryshme.
Ata jan veshur si dy babagjyshë dhe i kanë dhuruar pako të mëdha fëmijëve, të cilët janë gëzuar nga ardhja e tyre. Fotot nga surpriza për të vegjëlit këngëtari i ka ndarë me fansat në profilin e tij në Instagram.
“Të falësh buzëqeshje, gëzim dhe lumturi është gjëja më e bukur që mund të bësh. Fëmijët janë vetë jeta. Urime Viti i Ri Të Gjithëve.”- ka shkruar Blero në postim.