“Vitet ikin e ne po rinohemi”, Rona Nishliu festoi ditëlindjen dhe na qerasi me një portret të rrallë familjar

Rona Nishliu festoi ditën e djeshme 35-vjetorin, pa shumë zhurmë siç ajo di dhe vetëm në fund të ditës tregoi detajin më të bukur të festës. Krah një fotoje me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët ajo shkroi: “Vitet ikin e ne po rinohemi. Befasitë më të këndshme, përherë nga familja! Faleminderit që kujtoheni për mu edhe atëherë kur jam e sigurt se më keni harru. Ekip i mirë burri dhe nana ime. Gjithashtu faleminderit dhe gjithë juve për fjalët e ëmbla dhe dedikimet. Jam më e lumtura me ju”.

Fotot e Ronës me familjen janë ca të rralla, madje edhe postimet e saj në ‘Instagram’, ama dje na qerasi kaq bukur, si për ditëlindje./

Share With:
Translate »
214 Views