Viti i Ri e gjen Kelvin nostalgjik, poston një seri fotosh nga fëmijëria ku të gjithë do të gjeni veten

Fundi i vitit na gjen shpesh duke bërë bilance për muajt që lamë pas dhe për të përcaktuar objektivat e muajve të ardhshëm.

Me sa duket, moderatori, Kelvi Kadilli është bërë nostalgjik teksa ka shfletuar albumin e fotografive të shkuara. Ai ka postuar në story një seri fotosh nga fëmijëria e tij, ku padyshim të gjithë do të gjejmë veten.

Nostalgjia e zuri Kelvin kur pa fotografinë e bërë tek një ndër pak studiot fotografike të qytetit. Lulet artificiale dhe sfondet e kufizuara, bënin që pothuajse të gjithë të kishin të njëjtat foto. Veç kësaj na ranë në sy sandalet prej kauçuku që ishin moda e asaj kohe që për hir të së vërtetës u rikthye edhe para dy-tre vitesh.

Më pas Kelvi na kujtoi tabelën e nderit. Nuk e dimë nëse mësuesja e tij i rezervoi një vend për shkak se ishte një fëmijë i bukur me pafajësinë e dhëmbit të parë të rënë apo për shkak të rezultateve. Por fakti që ai ka mbaruar studimet e larta, di anglisht dhe ka bërë kurs kompjuteri siç thotë dhe vetë, na bën të mendojmë që do të ketë qenë jo vetëm në tabelën e nderit të klasës por edhe të shkollës.

“E kisha thyer Instagramin me këtë foto” mbishkruan Kelvi në një foto në plazh dhe me trupin e tonifikuar prej një fëmije të lëvizsshëm. Por sigurisht, Kelvi është në kohë për të thyer Instagramin, sidomos tani që ka filluar edhe palestrën.

Më tej, ai vazhdon me disa foto të tjera nga shtëpia e vjetër, me familjarë dhe nuk harron pa përmendur pushimet në Dhërmi, kohë kur shampanja nuk pihej për mëngjes.

Urojmë që 2019 të lërë po kaq kujtime të bukura tek Kelvi dhe kur Instagrami të ketë dalë jashtë mode, ai të jetë duke i kujtuar nëpërmjet një platforme tjetër të kohës. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1906 Views