Viti i ri shkollor/ Shahini: Ja ç’duhet të bëjnë nxënësit që nuk shkojnë dot në shkollë
Me anë të një video-mesazhi në rrjete sociale, ministrja Besa Shahini iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, në kushte pandemie.
Shahini bëri me dije se nxënësit që nuk mund ose rrezikojnë të vijnë në shkollë prej Koronavirusit, mund të ndjekin mësimin online ose paralelisht leksionet në RTSH.
“Edhe leksionet në RTSH, që do xhirohen paralelisht me mësimet në shkollë, si dhe platforma unike për mësimin online do jenë në dispozicion të nxënësve që nuk shkojnë dot në shkollë. Ka nxënës me sëmundje kronike. Këta fëmijë do punojnë me mësim online, dhe do ndjekin mësimet në RTSH, por duke mbajtur edhe kontakte me mësuesit”, tha ministrja.