Vizita që nuk e priste, babai surprizon Rita Orën: Jam vajza më me fat ndonjëherë

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida. Ajo atje është duke kryer xhirimet e klipit të ri, teksa në ditën e xhirimeve është befasuar nga një surprizë shumë e këndshme.Rita Ora në xhirimet e klipit të ri në Florida (Foto: Rita Ora/InstaStory) Kjo pasi babai i saj, Besnik Sahatçiu, ka shkuar ta vizitojë atë në mes të xhirimeve pa paralajmëruar për ardhjen e tij. E lumtur nga kjo befasi, Rita ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaqte babanë e saj.Babai i Rita Orës befason të bijën me ardhjen e tij surprizë gjatë xhirimeve (Foto: Rita Ora/InstaStory) “Babai im më befasoi mua, jam vajza më me fat ndonjëherë”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e këtij postimi. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare kohëve të fundit është e angazhuar edhe si anëtare jurie në formatin shumë të ndjekur në Britani të Madhe, “The Masked Singer”. 

Share With:
Translate »
472 Views