Vjaza e Jlo dhe Marc Anthony bën bashkë prindërit dhe të dashurit respektivë

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony mund të mos jenë më në një lidhje së bashku, por kjo s’do të thotë se nuk janë miq me njëri-tjetrin. Ylli i “Hustlers” dhe ish-bashkëshorti i saj u takuan për të mbështetur vajzën e tyre në ndeshjen Cross në Miami. Ish-bashkëshortët ishin të shoqëruar nga partnerët e tyre, Alex Rodriguez dhe e dashura e Marc, emri i të cilës nuk është bërë i ditur. Të dy çiftet ishin veshur me rroba të përditshme sportive me të cilat dukeshin shumë komodë. Kjo nuk është hera e parë që Jennifer dhe Marc ritakohen për hir të fëmijëve. Edhe pse Marc nuk ishte në 50-vjetorin e J.Lo-së, ata u takuan në shkollën e djalit të tyre 11-vjeçar në maj.

Share With:
Translate »
467 Views